STAFI MESIMOR I GJIMNAZIT 18 TETORI .doc STAFI MESIMOR I GJIMNAZIT 18 TETORI .doc
Size : 0.113 Kb
Type : doc

 Pak memorje nga historiku i shkolles

Eshte hapur per here te pare ne muajin Shtator 1956 si e mesme e bashkuar me 7 vjecaren me drejtor zotin LLazar Prifti, sot qytetar nderi i qytetit tone. Nje vit me vone eshte ndare nga 7 vjecarja si shkolle me vete ku drejtor eshte bere zoti Shefqet Karaj. Shkolla e bashkuar me 7 vjecaren  kishte emrin Shkolla Model. Viti i pare ka patur te regjistruar 49 nxenes dhe ne fund kane marre maturen 19 nxenes. Ata jane Luan Nepravishta, Kristaq Billo, Kadri Fishta, Izet Shehu, Evgjen Merlika, Halil Jacellari, Gjon Gjoni, Taibe Haxhiu, Antigoni Papa, Albert Pisku, Halit Zeqo, Petrit Gega, Evgjeni Bano, Meli Lici, Luljeta Korreshi, Vjollca Gjini, Seit Prishta, Robert Cabej, Bilbil Cami, Vera Turku dhe Gori Prifti.Kjo mature me rezultatet dhe arritjet  e saj krijoi nje tradite nder vite.Ka qene dhe mbetet elita e rrethit tone.Me 23 Dhjetor 2009 u kurorzua me Medalje dhe Certifikate Mirenjohje si nder 5 shkollat me te mira te Republikes nga MASH. .Ne muajin shtator te vitit 1959 ra nje termet i fuqishem qe demtoi shkollen. Per nje kohe te shkurter mesimi u zhvillua pjeserisht ne cadra ne kopshtin e shkolles mbrapa saj dhe pjeserisht ne baraka "puplite" qe u ndertuan ne ate kohe kryesisht per filloren dhe 7 vjecaren. Nderkohe filloi ndertimi i shkolles se re ne lagjen "Kadri Qystri". Ne vitin 1963 u cvendos  ne lagjen Kadri Qystri duke u bashkuar  me 7 vjecaren. 1 vit me vone 7 vjecarja  u kthye ne 8 vjecare. Stafi pedagogjik i pare ka qene: Drejtor Shefqet Karaj, mesues Pellumb Omari, Rexhep Ballhysa, Jahja Gjinali, Nikolla Xhongo, Niko e Beatrice Deda, Hajro Babameto, Ahmet Gallavata, Haki Ago, Myfit Juka dhe Ikbale Dema.Ne vitin shkollor 1967-1968 shkolla cvendoset tek ndertesa e gjimnazit te ri e ndertuar rishtas qe eshte dhe sot. Vitin e pare ishte bashke me 8 vjecaren ku drejtor ka qene Kliti Nushi dhe N/drejtor per tetevjecaren LIli Dhamo, 1 vit me vone 8 vjecarja u largua tek shkolla "Foto Puka"duke mbetur si shkolle  e mesme deri ne diten e sotme, me emrin "20 Tetori".  Ne vitin 1987 shkolla ndryshoi emrin nga "20 Tetori" ne " 18 Tetori" per arsye te korigjimit te dites se clirimit te qytetit.



STRUKTURA ORGANIZATIVE.doc STRUKTURA ORGANIZATIVE.doc
Size : 34.5 Kb
Type : doc
Make a Free Website with Yola.